India ka hyrë në histori, nis 104 satelitë

India ka hyrë në histori duke nisur me sukses 104 satelitë në një mision të vetëm, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 37 satelitësh të ndërmarra nga Rusia në vitin 2014, njofton express, përcjell Portalb.mk.

Nisja u bë nga qendra e hapësirës Sriharikota në Indi lindore.

Vëzhguesit thonë se kjo është një shenjë se India po shfaqet si një lojtar i madh në ‘tregun’ hapsinor.

“Ky është një moment i madh për secilin prej nesh. Sot ne kemi krijuar histori”, u shpreh drejtori i projektit “B Jayakumar” për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kryeministri Narendra Modi ishte ndër të parëti cili uroi shkencëtarët në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button