Xhaferi: 62-shit të Gruevskit ti përgjigjem me 22, ta dijë me kë ka punë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, ka vijuar me aktivitet elektorale duke vizituar shtabet në vendbanimet e regjionit të Gostivarit.

Një delegacion i udhëhequr nga përfaqësuesi si shtabit lokal në Gostivar, Bashkim Hasani, i shoqërua edhe kandidati për deputet Talat Xhaferi dhe Zëvendësdrejtori i Doganave Lavdrim Veliu vizituan shtabet zgjedhore në Turçan të Madh dhe Forinë.

Kandidati për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi, i cili është banor i këtij lokaliteti, tha se zgjedhjet presidenciale duhet të bojkotohen nga votuesit shqiptar dhe ne kryetari i ardhshëm i vendit do të bojkotohet institucionalisht.

“Ne deklarojmë se nuk do ta njohim institucionalisht funksionin e kryetarit të shtetit. Konsensus nënkupton të merren vesh dy komunitetet më të mëdha shqiptarët dhe maqedonasit të cilët i përbëjnë dy shtyllat kryesore të shtetit. Nëse kanë menduar se me vizitat që i kanë bërë qoftë Zaevi, qoftë nesër Gruevski se do gjejnë mbështetës individual e kanë gabim. Ata nuk e dallojnë çfarë është mikpritja shqiptare dhe çfarë është vendimi politik i shqiptarëve dhe ata mendojnë se me një vizitë që e bëjnë në një vendbanim aty llogarisin që e kanë gjetur mbështetjen politike, gabim. Atë përgjigje do ta marrin me datë 13 Prill subjektet politike parësore maqedonase”, tha kandidati për deputet Talat Xhaferi.

Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Xhaferi tha se nëse Gruevski kërkon 62 deputetë, shqiptarët ta do të votojnë BDI-në për të fituar më tepër se 22 deputetë, dhe me këtë do të dëshmohet se BDI është faktor politik  me koncept, mision dhe vizion të qartë për tu paraprirë zhvillimeve politike në Maqedoni.

“Kësaj radhe kërkoj të jemi unik. Kudo që shkojmë mbështetja është e madhe për partinë dhe liderin Ali Ahmeti dhe atij 62-shit që kërkon Nikolla Gruevski do duhet me ju përgjigj me 22-sh më pak për ti treguar definitivisht se me kë ka punë”, tha kandidati për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6-të, Talat Xhaferi./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button