Maqedoni, “FAR” çertifikoi 40 të rinjë për angazhim shoqëror dhe sipërmarrësi

Më 13 shkurt, në Shkup është mbajtur organizimi “Aftësi për të rinj” i organizuar nga Forumi Arsimor Rinor kurse i është dedikuar Angazhimit qytetar dhe Sipërmarrësisë. Sipërmarrës, ekspert të ekonomisë, aktivistë, themelues të bizneseve dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe shoqëri qytetarësh, shpërndanë njohuri dhe përvoja në çështjet e aktivizimit qytetar, arsimit dhe sipërmarrësisë. Nëpërmjet këtij organizimi FAR tenton të motivojë dhe informojë të rinjtë për mundësitë e kyçjes në aktivitete sipërmarrëse dhe sociale, njofton Portalb.mk.

Ky organizim ka qenë përmbyllje e dy cikleve trajnuese për Angazhim shoqëror dhe Sipërmarrësi, në të cilat 40 pjesëmarrësve u janë shpërndarë çertifikata për përfundim të suksesshëm të 6 trajnimeve në njërën nga dy ciklet trajnuese. Pas përfundimit të trajnimeve, pjesëmarrësit kanë mundësi të aplikojnë më propozim-plan për krijim të iniciativave dhe ndërmarrjeve, kurse pas trajnimit ekspertët me njohuri dhe përvoja më të mëdha do të vazhdojnë të punojnë më ato kurse të njëjtat do të realizohen në vitin 2017. Më këto trajnime falas për të rinj të papunësuar, të mbajtura nga ekspertë të këtyre çështjeve të cilët ofrojnë njohuri të reja dhe aftësi praktike, FAR tenton që të rinjve t’u mundësojë të jenë më konkurrent në tregun e punës dhe në fund të krijojnë punën e tyre.

Folësit të cilët i motivuan të rinjtë e “Aftësi për të rinj” ishin: Violeta Kaçakova nga “Kino Kultura”, Marija Matovska kordinatore e Çmimit për Ndërmarrësi Sociale, Jovan Maxhovski nga “CEED Hub Shkup”, Katerina Kreçeva nga Fondi për Risi dhe Zhvillim Teknologjik, Fatmir Bytyqi drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Nino Karas kreator i platformës Letz.

Trajnimi dhe ky organizim u realizuan në kuadër të projektit “Ndërtim i gjeneratës së ardhshme të liderëve të rinj” në partneritet me Institutin për Politik Evropiane, kurse përkrahet na Qendra ndërkombëtare për ndërmarrësi private (CIPE). Me 6 folës dhe 70 të ftuar në publik, organizimi mundësoi edukim, ndërveprim dhe motivim të pjesëmarrësve në “Trajnim për aftësim të të rinjve” më qëllim e përmirësimit të shoqërisë në të cilën jetojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button