Filloi të realizohet projekti ‘Qasje në drejtësinë e Maqedonisë’

Me ndihmë financiare të Bashkimit Evropian, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni në bashkëpunim me Shoqatën e juristëve të rinj në Shkup dhe organizata të tjera joqeveritare filloi me realizimin e projektit “Qasje në drejtësinë e Maqedoni”. 

Qëllimi i projekti është përmirësimi I sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend nëpërmjet përforcimit të sistemit për ndihmë pa pagesë juridike dhe zbulimin e mangësive në implementimin e sajë.

Projekti do të realizohet gjatë periudhës prej muajit shkurt të vitit 2014 deri në gusht të vitit 2015.

Gjithashtu do të financohen organizatat të cilat janë regjistruar për dhënien e ndihmës pa pagesë juridike duke përforcuar kapacitete e tyre. 

Në kuadër të projekti është në funksion edhe linja pa pagesë SOS për ndihmë pa pagesë juridike 0800 44 222 si dhe ueb portali www.pristapdopravda.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button