Protestat kundër EVN-së pushojnë, protestuesit presin përgjigjen e kërkesave

Këshilli protestues kundër kompanisë EVN ka vendosur që këtë javë të pushojë protestat që i organizoi dy javët e kaluara, për t’i lënë, sipas marrëveshjes, kohë EVN-së t’u përgjigjet kërkesave të tyre, raporton TVM2.

Organizatorët e protestës thonë se gjatë takimit të së hënës me përfaqësuesit e EVN-së kanë kërkuar që të ulet çmimi i energjisë, të largohet nga fatura 33%, të hiqet pagesa prej 500 eurove për kyçje në rrjetin elektrik dhe faturat të jenë në gjuhën shqipe.

“U bisedua me shumë seriozitet të madh nga të dyja palët për kërkesat e dhëna para disa ditëve. Nga përfaqësuesit e EVN-së u informuam se kërkesat tona janë shqyrtuara nga ekipi menaxhues i EVN-së dhe për të njëjtat do të informohemi me shkrim. Afati është për 10 ditë, por shpresoj se edhe para 10 ditëve të kemi përgjigje, do të ishte në të mirën tonë. Pikat ku kemi këmbëngulur më tepër ishte 33%, 500 euro që marrin për orëmatësit dhe faturat të jenë në gjuhën shqipe”,- deklaroi Blerim Fejzuli nga Këshilli Protestues.

Organizatorët e protestës thonë se do të presin, por nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre në afatin e caktuar, do t’i rikthejnë protestat përsëri.

Nga EVN thanë dje se po punojnë për të arritur pajtueshmëri për të gjitha kërkesat që janë në kompetencë të tyre dhe shpresojnë që shumë shpejt të fillojnë të realizojnë disa prej kërkesave, që i cilësojnë të arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button