Ra dhëmbi, mbeti pashija

 [Recension: I RA DHËMBI DERISA KËNDONTE: Udhëheqësja drejt së cilës të gjithë bëjnë me gisht (VIDEO)]

Titulli i këtij artikulli flet vetë se pse ai i është nënshtruar këtij recensioni. Në të ka koment të vrazhdë për një situatë të pakëndshme e cila i ka ndodhur një personi gjatë një paraqitjeje publike, që është veprim ofendues dhe jokulturor. Më e mirë nuk është as përmbajtja e vetë artikullit – atje me përqeshje komentohet se videoja nga ngjarja ku udhëheqëses i ka rënë dhëmbi duke kënduar, shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe të gjithë e përqeshin.

Рецензија: Забот падна, невкусот останаLinku deri te artikulli origjinal: I RA DHËMBI DERISA KËNDONTE: Udhëheqësja drejt së cilës të gjithë bëjnë me gisht (VIDEO)]

Data dhe koha e publikimit: 12.2.2017, 15:39

Data e recensionit: 13.02.2017

Recensuese: Јugosllava Dukovska

PËRQESHJE

Fitohet përshtypja se në këtë artikull janë tejkaluar të gjithsa kufinjtë e shijes së mirë: në të përqeshet një udhëheqëse e huaj televizive vetëm për shkak se i ka rënë dhëmbi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në një emision të televizionit spanjoll. Ngjarja është dokumentuar edhe me video-inçizim kështu që nuk ka dyshim se ka ndodhur, mirëpo vërtetësia në këtë rast assesi nuk mund të kompensohet me raportimin joetik për të.

Videoja shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe të gjithë e përqeshin.

Parashtrohet pyetja se pse dikush do ta përqeshte dikë që i ndodh një fatkeqësi e këtillë? Qasja e këtillë joetike është potencuar edhe në titull, ku thuhet se bëhet fjalë për udhëheqëse drejtë së cilës “të gjithë bëjnë me gisht”. Në etikën e sjelljes së përditshme, të quajtur bon-ton, gjesti i bërejs me gisht konsiderohet jashtëzakonisht i pasjellshëm, ndërsa shprehja: “drejt tij bëhet me gisht”, sugjeron ndarje negative, diskriminim të atij njeriu.

Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij, duhet të ketë kujdes gjatë zgjedhjes së tyre dhe nuk guxon të ofendojë ose të përqeshë,

thuhet në Doracakun për etikë në gazetari, SHGM, 2012.

Nuk duhet harruar se mediet kanë rol me përgjegjësi në shoqëri dhe për këtë arsye parashtrohet pyetja se çfarë vlerash promovohen me këto tituj dhe përmbajtje?

Përmbajtjet e rubrikave me të ashtuquajtura “tema më të lehta”(Kuriozitete, Zbavitje, etj.) zakonisht transmetohen me stil më të lehtë, prandaj në to nuk duhet pritur që deri në fund t’i respektojnë normat e rrepta të shprehjes gazetareske. Mirëpo, ato shpeshherë sillen rreth vijës së hollë ndërmjet korrektësisë dhe pashijes, e ndonjëherë edhe e tekalojnë atë, sikurse në këtë rast.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button