Lajm i madh për Mërgim Mavrajn nga Bundesliga (FOTO)

Nëse ka një gjë që qetëson Giani de Biasi para ndeshjes me Italinë, është se Mërgim Mavraj po kalon formën më të mirë të karrierës së tij dhe thuajse të gjithë janë të sigurt se futbollisti i kombëtares shqiptare është aktualisht qendërmbrojtësi më i fortë i Bundesligës, njofton lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

Për t’u bindur mjafton të shohësh se vetëm për paraqitjen e fundit ndaj Lajpcigut, ku ai fitoi 83% të dueleve direkte me kundërshtarët e tij, emri i mbrojtësit ka përfunduar në formacionet më të mira të javës si të prestigjiozes gjermane “Kicker”, ashtu edhe të portalit “Transfermarkt”.

“Kicker” i ka vënë Mavrajt notën 2 për ndeshjen ndaj Lajpcigut, duke e rreshtuar në mbrojtje përkrah shokut të tij të skuadrës, Papadopulos, ndërsa në këtë rreshtim ideal të javës janë përzgjedhur edhe emra të tjerë të njohur si Altintop apo Chicharito.

Kjo është hera e katërt në të cilën Mavraj përzgjidhet në formacionin e javës nga “Kicker”. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Keita dhe Forsberg të Lajpcig si dhe Levandovski i Bajern Mynih, të cilët në këtë sezon janë përzgjedhur 5 herë në këtë rreshtim ideal.

Për sa i përket “Transfermakt”, kjo ishte hera e parë kur mbrojtësi përzgjidhej në formacionin ideal të javës nga ky portal.

Por e rëndësishme të theksohet në këtë rast është se përzgjedhjet te portali i njohur që merret me vlerat e merkatos së futbollistëve, bëhen nëpërmjet një sondazhi të hapur për tifozët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button