BDI premton spitale të reja që nuk arrin të hapen që nga viti 2008

Me rastin e ditës botërorë për shëndetësisë, BDI numëron projektet e realizuara në shëndetësi dhe premton njëkohësisht edhe investime kapitale në vlerë prej 106 milion euro.

Këto premtime, kandidatët për deputet nga radhët e BDI-së, i dhanë, gjatë vizitës në qendrën diagnostiko në spitalin klinik të Tetovës. 

Qendra diagnostike me vite të tëra nuk ka arritur të përfundohet plotësisht. Me rastin e lëshimit të rezonancës magnetike dhe kompjuterit tomografik, kohë më parë drejtori i spitalit Florin Besimi, deklaroi se lëshimi në përdorim i qendrës diagnostike bëhet në mënyrë graduale në varsh mëri të përgatitjeve të etazheve.

Kandidat për Deputet i BDI-së, Jamin Sinani  tha se kjo parti gjatë mandatit 2008-2013 ka realizuar rreth 60 projekte në shëndetësi, me vlerë prej 55.5 milion euro.

“Kurse për periudhën e ardhshme qeverisëse 2014-2018 platforma e Bashkimit Demokratik për Integrim ofron një numër të madh projektesh respektivisht 106.2 milion euro në ndërtimin e spitaleve dhe klinikave  të reja dhe 107.6 milion denarë në projekte të komunave me popullsi dominuese shqiptare”.

BDI-ja, numëron 60 projekte të realizuara në shëndetësi, ndërsa sipas një pasqyre që figuron në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, këto projekte kapitale në shëndetësi janë realizuar kryesisht në rajonet maqedonase.

BDI-ja premtoi se do të ndërtohet një objekt i ri për nevojat e fakultetit të mjekësisë në Tetovës. Kjo nuk figuron në projektet e realizuara të Ministrisë së Shëndetësisë, por thuhet se spital të ri do të fitojnë qytetarët e Shtipit, si dhe një objekt të ri i cili do të jetë në funksion të studentëve të mjekësisë në fakultetin e Shtipit.

Po ashtu këtu mungon edhe spitali i ri në Strugë si dhe rikonstruimi i spitalit të Dibrës, që nuk përmendet  fare në projektet realizuese të kësaj ministrie, kurse ishin premtime kyçe të BDI-së.

BDI, mburret me rezultatet e arritura në shëndetësi. Ajo edhe në zgjedhjet e kaluara premtoi se  se do të ndërtohen klinika dhe spitale në zonat rurale shqiptare, do të punësohen mjek shqiptarë, do të hiqen librezat duke u zëvendësuar me kartela elektronike, si dhe do të investohet në aparate më të reja mjekësore.

Nga ana tjetër qytetarët dhe mjekët ankohen për mosfunksionimin e kartelave elektronike dhe se sistemi elektronik vonon vizitën e tyre dhe kështu krijohen radhe edhe më të mëdha sesa kur funksiononte sistemi i vjetër. Ata nuk janë kundër sistemit elektronik, por janë kundër mos funksionimit të tij.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetësisë, deri s zyrtarët partiak të BDI-së, kujtuan projektet e realizuara dhe premtimet në të ardhmen, Forumi rinor i kësaj partie, ka organizuar një aksion për  kontrolle shëndetësore  falas   në qendër  të qytetit të Tetovë. Shkëlqim Beadini nga forumi rinor i BDI-së dega Tetovë tha se këta aktivitete  janë për të ndihmuar  qytetarët dhe për të kryer  kontrolle shëndetësore, për të gjithë qytetarët pa dallim feja dhe përkatësie partiake. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button