‘Ivanov këshillohet nga të punësuar në Agjencinë për Zbulim’

Dimitar Mirçev i cili është pjesë e ekipit këshillues të presidentit Gjogje Ivanov në lidhje me çështjet ndërkombëtare ka deklaruar se këshilltari për siguri nacionale i shefit aktual të shtetit është i punësuar në Agjencinë për Zbulim.

LEXO:Ivanov përmend ‘islamin radikal’ dhe fsheh këshilltarin e sigurisë

Identiteti i këshilltarit për siguri nacionale në ueb-faqen e presidentit Ivanov nuk është. Çështja nëse Ivanov ka ose nuk ka këshilltar për siguri nacionale inicioi reagimin e kandidatit për president të LSDM-së, Stevo Pendarovski në debatin televiziv të katër kandidatëve presidencial që u emitua së fundmi në RTVM. 

Ai pyeti Ivanovin se kush është ai njeri që ka këshilluar Ivanovin në sferën e sigurisë. 
Për këto pesë vite, populli në Maqedoni nuk ka ditur për asnjë nga seancat e mbajtura të Këshillit për siguri në të cilën janë bërë vlerësimet për sigurinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Pendaorvski. 

Në pyetjen e Pendarovskit, Ivanov mes tjerash tha se “këshilltari im për siguri nacionale nuk ka nevojë të jetë i njohur në publik, sepse ka të gjitha trajnimet e të gjitha shërbimeve partnere, gjithkund është i pranishëm dhe me të gjitha shërbimet ka krijuar kontakte të cilat në të kaluarën janë ndërprerë”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button