BDI mbron Artan Grubin, i quan shpifje akuzat e PDSH-së

BDI i hodhi poshtë si të pabaza akuzat e PDSH-së ndaj Artan Grubit, për shpërdorim të mjeteve nga komunat për qëllime partiake.

“Të gjitha mjetet e ndara për manifestime në favor të shqiptarëve bëhen në mënyrë transparente dhe kjo akuzë e PDSH-së nuk ka të bëjë me BDI-në”, theksoi Muhamet Hoxha nga BDI.

“Si edhe deri më tani PDSH-ja opozitare vazhdon të shpif, kjo nuk ka lidhje me BDI-në dhe fushatën e saj por me shënimin një date të madhe për shqiptarët siç është dita e pavarësisë së Kosovës dhe manifestimi Dita e Plisit gjatë vitit 2013. Është e vërtet se institucionet shtetërore të udhëhequra nga shqiptarët kanë mbështetur këtë manifestim dhe këtë e kanë bërë publikisht edhe ato do të vazhdojnë të ndihmojnë manifestime të këtilla të cilat kanë vlerë kombëtare pa marrë parasysh se kush është organizator i manifestimit”, theksoi Muhamet Hoxha, BDI./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button