De Biasi tallet me tifozët e Interit

Gianni De Biasi mendon se tifozët e Interit po e teprojnë me ankesat e tyre pas sfidës së humbur kundër Juventusit. Edhe pse e cilëson këtë skuadër si plotësisht në garë për vendin e tretë që të çon në Ligën e Kampioneve, ai mendon se ka ardhur koha që zikaltërit të lënë polemikat e të mos qaraviten, njofton lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

“Reagimi është i ekzagjeruar. Po flasim për Rizzolin i cili është një gjyqtar para të cilit duhet të heqim kapelen. Sigurisht gabimet e gjyqtarëve mund të ndodhin pornuk është ajo teori që gabimet ndodhin nga njëra anë dhe jo në tjetrën. Unë gabime të gjyqtarëve i kam vuajtur gjatë gjithë karrierës time dhe nuk kam qëndruar duke u qaravitur, por duke parë përpara. Ka gjëra më të rëndësishme sot sesa të merresh me gjëra të tilla”, tha për “Radio 24” De Biasi, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist ka veshur edhe fanellën e kësaj skuadre.

Ai nuk e fsheh se në fakt, skuadar që do të dëshironte të shihte në Ligën e kampioneve, ishte ajo e një futbollisti shqiptar, Atalanta e Etrit Berishës. “Më pëlqen të mendoj se Atalanta mund të rezistojë deri në fund, do të ishte shumë e bukur, do të ishte ‘romantike’ të shkonte në Champions”, deklaroi trajneri i përfaqësueses.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Gareth Bale ka shqetesuar tifozet e Real Madridit ne maksimum, pasi qe ne foton me skuadren pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, eshte pare me akuj ne kembe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button