Agim Cana: Loriku nuk largohet nga Lazio

Në javët e fundit është folur shumë për një largim të Lorik Canës nga bardhekaltërit por tashmë vjen dhe reagimi i babait dhe agjentit të tij, Agim Cana, i cili për faqen e specializuar për merkaton, calciomercato.it ka sqaruar pozicionin për të ardhmen e djalit të tij.

Nëpërmjet një deklarate, Agim Cana ka bërë të ditur se asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka që thuhet janë vetëm fjalë.

Babai i Lorikut ka theksuar se është ai vetë që i merr vendimet për të ardhmen e djalit të tij dhe kapiteni i kombëtares shqiptare ndihet 3000 mijë përqëind lacial dhe as nuk ka ndërmend të largohet nga “Olimpico”, transmeton Supersport.

Cana në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias luajti titullar dhe ishte një prej më të mirëve në fushë bashkë me Etrit Berishën, i cili me ndërhyrjet e tij ruajti të paprekur portën e bardhekaltërve.

Lajme të ngjashme

Back to top button