Pakistani ka ndaluar festën e Shën Valentinit

Çdo festim publik nga tani ndalohet me ligj, dhe nuk do të ketë përcjellje mediatike, sepse festimi i kësaj feste nuk është pjesë e traditës myslimane.

Ky vendim është dhënë nga Gjykata e Lartë e Islamabadit, pas një dështimi për të ndaluar këto festime vitin e kaluar, shkruan rtv21.tv.

Presidenti Mamnoon Hussain ka nxitur pakistanezët që të mos e përcjellin ditën e Shën Valentinit, që e ka kritikuar si një import të perëndimit që kërcënon vlerat islamike.

Ky festival ka pare rritjen në disa qytete të Pakistanit në vitet e fundit, megjithëse grupet fetare e kanë mohuar gjithmonë. Në të kaluarën ka pasur ndalime locale të kësaj feste, mirëpo nga ky vit festimi do të jetë i ndaluar në të gjithë Pakistanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button