Sigurimi i Gruevskit ka rrahur një kryetar komune

Sigurimi i Nikolla Gruevskit, fizikisht ka sulmuar një kryetarë komune në Maqedoninë lindore në një kafeteri, me rastin e kandidimit të dashnores së kryetarit të komunës për deputet e cila është në vend të lartë në listën e VMRO-DPMNE-së, shkruajnë mediat maqedonase. Në lojë ishte vëllai i sigurimit dhe gruaja e tij, deputete aktuale, por pas “shpërthimit të dashurisë” në listë është vendosur dashnorja e kryetarit të komunës. Për shkak të kësaj është shkaktuar edhe incident duke u rrahur në kafeteri.

Kjo nuk është hera e pare që truprojat e Gruevskit shkaktojnë incidente dhe tregojnë forcë në shtet. Është i njohur rasti me Igor Spasov i cili është rrahur deri në vdekje në sheshin e Shkupit dhe rasti me Martin Neshkovskin i cili është vrarë natën midis 5 dhe 6 qershorit të vitit 2011 deri sa në sheshin mbahej kremtimi për fitoren e VMRO-DPMNE-së. Në vitin 2001 sigurimi i Gruevskit Ivo Pavllov me veturën zyrtare është përplasur me një autobusë në Vinicë dhe përkundër dëshmive të qytetarëve ai ka kaluar pa asnjë dënim. Sigurimi i Sasho Mijallkov, Alen Zeqirov e ka shkelur me motor 73 vjeçarin Sime Serafimov në Shkup i cili ka ndërruar jetë derisa po kalonte rrugën. Në vitin 2007 Sasho Trpevski ka rrahur shkupjanin Branko Martin Gjorgjievski para syve të gazetarit të Dnevnik. 

Për të gjitha këto raste siç shkruajnë mediat, në vend që të dënohen kryerësit ato janë ngritur në detyrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button