Polica në Pejë konfiskon 21 armë dhe 140 fishekë

Njësitet policore në Pejë njoftojnë se kanë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.

Armët dhe municionet e konfiskuara janë : 21 armë dhe 140 fishek të llojeve e kalibrave të ndryshëm.

Nga këto janë 11 armë të gjata dhe 10 pistoleta.

“Në koordinim me Njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar PK-en, me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12 shkurt 2017 gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë Njësitet policore të SP Pejë të koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë (8) lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë (7) armë të gjata,prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishek të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim, transmeton Zeri.
Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vlen të cekim se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët.

Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button