Shuhet legjenda e Hollivudit, Mickey Rooney

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, legjenda e Hollivudit, Mickey Rooney. Rooney ishte një nga legjendat e industrisë së filmit amerikan nga 1930 deri në 1940.

Gjatë karrierës së tij 80-vjeçare, Rooney ka luajtur në më shumë se 200 filma. Ai ishte bërë i famshëm për rolin e tij në serialin Andy Hardy.

Rooney në vitin 1944 ka qenë aktor në filmin “National Velvet”, së bashku me aktoren Elizabeth Tailor.

Legjenda e Hollivudit Rooney ka qënë i martuar tetë herë. Martesa e tij e parë ishte me Ava Gardner.

Komandanti i policisë në Los Angeles, Andrew Smith, ka njoftuar se Rooney ka ndërruar jetë të dielën pranë familjarëve të tij, në shtëpinë e tij në veri të Hollivudit./ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button