Manipulim me fletën anketuese të Teuta Arifit

[Recension: JA PSE TEUTËS I DJEG NËN KËMBË: Nga pozita e kryetares së komunës ka arritur të blejë pesë banesa në Shkup dhe dy automobila]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize bën manipulim të plotë me faktet. Vetë titulli thotë se kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nga pozita e kryetares së komunës ka arritur të blejë pesë banesa dhe dy automobila, që nuk është e vërtetë.

ЕВЕ ЗОШТО НА ТЕУТА И ГОРИ ПОД НОЗЕ Од позиција градоначалник успеала да купи пет стана во Скопје и два автомобила iNFOMAX.mkLinku deri te artikulli origjinal: JA PSE TEUTËS I DJEG NËN KËMBË: Nga pozita e kryetares së komunës ka arritur të blejë pesë banesa në Shkup dhe dy automobila

Data dhe koha e publikimit: 03.02. 2017

Data e recensionit: 09.02.2017

Recensues: Simona Atanasova

SHTREMBËRIMI I FAKTEVE

Kryetarja renegate e komunës së Tetovës nga BDI-ja, Teuta Arifi, ka arritur të blejë pesë banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej pothuajse 400 metrash katrorë në Shkup dhe dy automobila me rrogën e kryetares së komunës dhe me honorarin si profesoreshë prej 500 eurosh, tregon fleta anketuese për gjendjen pronësore të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, që është dorëzuar në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, shkruan Republika.

Ky është manipulim i plotë me faktet. Po, është e vërtetëse se Teuta Arifi në fletën e saj anketuese ka paraqitur pesë banesa dhe dy automobila. Mirëpo, nuk është e vërtetë se ato janë vetëm të saj dhe se i ka blerë me rrogën që e merr si kryetare komune.

Sipas të dhënave që gjenden në fletën anketuese, njëra nga pesë banesat e Arifit është në pronësi të bashkëshortit të saj, e ndoshta vetëm njëra nga banesat është blerë gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës së Tetovës. Теuta Arifi funksionin e kryetares së komunës së Tetovës e ka marrë në maj të vitit 2013, pasi fitoi në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ndërsa sipas fletës anketuese banesat janë blerë në vitet 1997, 2005, 2006, 2012 dhe 2013.

Prona e tundshme, gjegjësisht automobilat janë pronësi e përbashkët e Arifit dhe bashkëshortit të saj, e jo personalisht të saj. Përveç kësaj, njëri automobil është blerë në vitin 2007 – 6 vite para se të zgjidhet kryetare komune, ndërsa tjetri në vitin 2001 – 12 vite të plota para se të vijë në krye të komunës së Tetovës.

FAKTE TË HESHTURA

Njëri nga faktet që, me gjasë, qëllimisht është anashkaluar në tekst ështëajo se përveç pronës, Teuta Arifi ka edhe borxh, gjegjësisht kredi prej 50.000 еurosh, të cilin e ka marrë në vitin 2013 me afat për kthim prej 10 vitesh.

Në pjesën e dytë, artikulli e hap çështjen e gjendjes pronësore edhe të ish-gazetarit dhe deputetit aktual të LSDM-së, Muhamed Zeqiri, për të cilin thuhet se ka arritur të blejë banesë të dytë dhe xhip me rrogë prej 500 еurosh.

Është legjitime të parashtrohen pyetje për gjendjen pronësore të deputetëve të zgjedhur, mirëpo edhe në rastin e Zeqirit, njësoj sikurse edhe në rastin e Arifit, deputetët fare nuk janë kontaktuar që të dëgjohet edhe ana e tyre.

Pra, është dashur të pyeten dy deputetët që kritikohen, se prej buron prona e tyre dhe a ka diçka të vërtetë në lidhje me spekulime që kanë dalë në publik.

Poashtu, nuk është e qartë se prej ku është marrë informata se rroga e Zeqirit është 500 euro, që do të thotë se ndoshta ky fakt është trilluar.

Problematike në tekst është edhe ajo se printscreen-et e fletave anketuese të Arifit dhe të Zeqirit janë shumë të vogla dhe me cilësi dukshëm të zvogëluar, dhe ato pothuajse fare nuk mund të lexohen. Në qoftë se fotografitë do të ishin me cilësi të mirë dhe të lexueshme do të ishte e qartë se Arifi nuk i ka blerë banesat si kryetare e komunës, e edhe ajo se nuk është e gjithë prona personalisht e saj. Nuk është vendosur as link deri te fleta anketuese e Arifit, e cila është e publikuar në ueb-faqen e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Artikulli, poashtu, pohon se Аrifi është kryetare “renegate” e komunës së Tetovës nga BDI-ja dhe se “Ahmeti nuk ka arritur t’i zbusë kryetarët e komunave Arifi, Mexhiti dhe Bejta” të cilët qenkan“funksionarë të kahmotshëm” të frikësuar që të mos i humbin “fotelet komode”.

Ky është një konstatim i plotë komentues që ka qëllim tendencioz që publikut t’i paraqesë një situatë sikur në BDI ka përçarje dhe me këtë rast, ta arsyetojë mossuksesin e VMRO-DPMNE-së që të bëjë koalicion me BDI-në dhe të formojë qeveri.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button