Hungari, Orban fiton zgjedhjet

Kryeministri hungarez Viktor Orban,  ka shpallur fitoren e tij, në zgjedhjet parlamentare. Duke folur para mbështetësve të tij në kryeqytetin Budapest, Orban ka thënë se rezultati është konfirmim i politikave qeverisëse sipas të cilave do të krijohen vende pune, do të mbështeten familjet e do të ruhet sovraniteti kombëtar.

Nga rreth 96 për qind e votave të cilat janë numëruar deri më tani, partia e Orban pritet të marrë 133 vende në parlament nga 199 që ka parlamenti.

Përqindja e lartë e fitores, tregon se ai mund të formojë lehtësisht qeverinë e re të Hungarisë. Koalicioni i drejtuar nga Orban ka marrë më shumë se dy të tretat e vendeve, sa është e nevojshme për të bërë ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button