Njëri me veturë, tjetri me autobus, thotë gazetari pa dalë fare në terren për fakte!

[Recension: Kryetari i komunës së Likovës me veturë në punë, kryetari i Shkupit me autobus]

Mishmashi i çështjeve për të cilat raportohet shpërqendron lexuesit dhe si përfundim sjell vetëm dezinformim apo huti për publikun. Teksti që po recensojmë nuk posedon relevancë ose dëshmi, e cila do të jepte bazë që çështja të raportohet apo denoncohet në opinion. Për fjalët e para të cilat thuhen në tekst, lajmi nuk ka asnjë burim, madje as edhe fotografi, e cila do ta dëshmonte atë që thuhet në tekst.

Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku edhe pse e ka shumë afër zyrën e komunës prej shtëpisë, ai shkon zakonisht me veturë në punë, ndërsa kohet e fundit kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski është parë se si është duke shkuar me autobus lokal në punë, transmeton Tetova1.

Fakti që në lajm nuk ka burime dhe fotografi për pretendimet, dëshmon se lajmi është bërë duke iu referuar burimeve anonime dhe duke mos e verifikuar nga terreni atë për të cilën flitet. Ky veprim ndryshe njihet edhe si informim pasiv i publikut, në të cilin gjasat për besueshmëri janë shumë të vogla.

Kryetari i komunës së Likovës screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kryetari i komunës së Likovës me veturë në punë, kryetari i Shkupit me autobus
Data dhe koha e publikimit: 07.02.2017
Data e recensionit: 07.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në fillim të tekstit thuhet se kohëve të fundit kryetari i Qytetit të Shkupit është parë duke udhëtuar me transport publik, ndërsa në paragrafin e fundit autori demanton veten duke treguar edhe arsyet për të cilat i potencuari Trajanovski ka vendosur të udhëtojë me transport publik. Për të dalë edhe më qesharak apo haptazi ndoshta edhe tendencioz, autori ka harruar faktin se masat për të udhëtuar falas me transport publik për qytetarët e Shkupit, për shkak të ndotjes alarmuese të ajrit, janë ndërmarrë vetëm një ditë para se autori në këtë tekst të thotë “ditëve të fundit…”.

Akti i këtillë i Trajanovskit vjen pas marrjes së vendimit për transportin publik falas, si në autobusët e NPT poashtu edhe tek transportuesit privat, për shkak të ndotjes së ajrit gjatë disa ditëve të fundit./Tetova1/

Gazetari nuk ka përfunduar me përgjegjësi detyrën e tij. Përveç se nuk ka sjellë të dhëna nga ndotja e ajrit në Likovë dhe rrethinë, ai as nuk ka kërkuar qëndrim nga kreu i kësaj komune për të pyetur nëse në rast nevoje do të aplikohej një metodë e tillë edhe në këtë komunë, pavarësisht se komuna në fjalë – nuk ka as sistem të rregulluar të transportit publik.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button