22 vite, kur SHBA-të njohën Bosnjën e Hercegovinën, Kroacinë dhe Serbinë

Pikërisht, 22 vite më parë, 7 prill të vitit 1992, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës, si shtet të pavarur. Në të njëjtën ditë, SHBA-të njohën edhe Kroacinë dhe Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë ishin një nga vendet e para që njohën pavarësinë dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Atëbotë, Kuvendi i BeH, më 15 tetor 1991, miratoi Aktin për ri-afirmimin e sovranitetit të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, që u pasua nga nga një referendum për pavarësinë, në shkurt të vitit 1992. Pavarësia e BeH u shpall më 1 mars të vitit 1992.

SHBA-të, së bashku me Komunitetin Evropian, kanë luajtur rol kyç në njohjen e subjektivitetit politik dhe ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, raporton “klik.ba”.

Përveç rasteve kur trupat amerikane kontribuan në paqen në Bosnje, shumë zyrtarë amerikanë të tillë, si kongresmeni Frank MekKloski, argumentoi për t’i dhënë fund luftës në Bosnje-Hercegovinë, gjatë gjithë agresionit.

Shtetet e Bashkuara luajtën gjithashtu një rol kyç në bisedimet e paqes në BeH , të zhvilluara në Dayton, Ohio, nga të cilat edhe u arritë marrëveshja.

Angazhimi i SHBA-së në BeH vazhdoi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Atëbotë, presidenti i atëhershëm Bill Clinton, bëri edhe një vizitë në Bosnjë-Hercegovinë, më 13 janar të vitit 1996. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button