Ahmeti: BDI nuk vepron në sajë të emocioneve, nuk është servis e as shërbëtor i partive tjera

BDI nuk vepron në sajë të emocioneve, nuk është servis e as shërbëtor i partive tjera, këtë e shprehu kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier, njofton Portalb.mk.

“Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njerës palë e as shërbëtor i palës tjetër”, tha Ali Ahmeti.

Në këtë takim Ahmeti bëri me dije që për BDI-në me rëndësi është stabiliteti i vendit si dhe ç[shtjeve të tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni dhe integrimeve euro-atlantike.

“Për BDI-në, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale. Prioritetet tona kanë të bëjnë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, sundim të së drejtës, fqinjësi të mirë, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik”, tha ndër të tjerash Ahmeti.

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button