Ja çka vëren mashkulli te ju në takimin e parë

Është kjo çështje evolucioni. Që nga njerëzit e shpellave, meshkujt i kanë treguar interesim për femrat që kanë treguar gjallëri, që kanë pasur flokë kaçurrela dhe të cilat kanë dhënë sinjal që janë të shëndetshme dhe të afta për të lindur pasardhës.

Buzëqeshja e sinqertë
Shumica e meshkujve mund të dinë se çka fshihet pas buzëqeshjes suaj, a jeni të qeta, argëtuese…

Grupi
Djelmoshat nuk dëshirojnë kur jemi të rrethuara me shumë njerëz, për shkak se është më e vështirë t’ju ofrohen.

Lartësia e zërit
Hulumtimet kanë treguar që meshkujt joshen nga femrat të cilat flasim me zë diç më të lartë, gjithashtu edhe kjo është e lidhur me evolucionin – është shenjë e moshës rinore dhe e shëndetit, transmeton Telegrafi. Mirëpo assesi nuk bën të aktroni dhe të ndryshoni zërin tuaj, sepse mund të tingëllojë shumë keq.

Beli
Djelmoshat, pra, kërkojnë femra fertile, andaj shikimin spontanisht do ta orientojnë drejt kërdhokullave dhe belit. Nëse beli është dukshëm më i ngushtë se kërdhokullat, do të jetë një plus i madh. Krahët e gjerë mund ta vënë në pah figurën e orës së rërës.

Shkëlqimi
Teni i shkëlqyeshëm te meshkujt përçon sinjal të shëndetit të mirë mendor. Stresi shumë qartë mund të shihet në lëkurën tonë. Shkëlqimi mund të arrihet edhe pas ushtrimeve (mbase vazhdimisht ju masin në sallën e ushtrimeve), thjeshtë gjeni një trajner të mirë.

Produktet artificiale
Nuk është fjala për personalitet artificial (edhe pse personalitet i tillë lehtë do të vërehet), por për flokët, thonjtë dhe qerpikët, etj. Te meshkujt këto gjëra dërgojnë sinjal që femra nuk është kursimtare. Krahas kësaj, me këto gjëra meshkujve u dukeni se nuk jeni e kënaqur me vetveten.

Sytë
Njerëzit fokusohen tek sytë më shumë se cila do pjesë e trupit. Prandaj bëni një grim të përshtatshëm në mënyrë që sytë sa më shumë të jenë të theksuar dhe të krijojnë përshtypje. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button