Kuvendi s’e fut në rend dite diskutimin për Tribunalin

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se kanë ardhur direktiva të qarta prej Departamentit Amerikan të Shtetit që krijimi i gjykatës për krimet e supozuara të UÇK-së të bëhet me votim në Kuvendin e Kosovës apo të bëhet pa e pyetur fare Kosovën nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Krasniqi ka theksuar se një pjesë të përgjegjësisë për krijimin e kësaj gjykate e bart Qeveria e Kosovës, përkatësisht Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët sipas tij, kanë qenë të përfshirë direkt në diskutimet për fatin e EULEX-it si dhe për krijimin e kësaj gjykate.
Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është dashur që të thërras subjektet politike paraprakisht dhe të konsultohet me ta, para se të nxirret një qëndrim për Tribunalin, i cili do gjykonte krimet e supozuara të UÇK-së.

Ismet Beqiri i LDK-se ka thënë se këtë porosi ua kanë lënë të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë që i kanë vizituar kohëve të fundit.
Ndërkohë, Glauk Konjufca i VV-së ka thënë se ata janë kategorikisht kundër këtij Tribunali. Konjufca ka pohuar se do të duhej një unifikim i faktorit politik për të pasur një qëndrim të përbashkët për këtë çështje të ndjeshme për vendin, transmeton koha.

Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, deklaratën e presidentes Jahjaga se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për themelimin e Tribunalit, si një qëndrim të ngutshëm.

E Ardian Gjini i AAK-së ka deklaruar se faji pse ka ardhur deri këtu është i qeverisjes në 6 vitet e fundit, e cila sipas tij, nuk ka garantuar institucione të pavarura të drejtësisë.

Megjithatë, asnjë parti politike, përpos Vetëvendosjes nuk ka qëndrim të qartë në lidhje me themelimin e Tribunalit. Ata janë shprehur se gjenden në pozicion të vështirë sa i përket Tribunalit. Vetëvendosja është shprehur kundër Tribunalit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është thënë se ende nuk dihet nëse kjo çështje mund të hyjë në seancën e së enjtes.

Lajme të ngjashme

Back to top button