Zvërlevski hapi rast të ri kundër partisë politike, por nuk tregon se cilin

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë hetimore në 2016 në lidhje me parregullsitë zgjedhore, por nuk jep informata për rrjedhën e saj me qëllim që të mos preket fshehtësi a e procedurës, këtë e bëri të ditur me shkrim Prokuroria Themelore Publike e prirë nga Marko Zvrlevski, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me parregullsitë zgjedhore është hapur procedurë qysh në vitin 2016. Prokuroria Themelore Publike- Shkup gjatë punës ka qasje jo-selektive dhe jo në lidhshmëri me aktivitet e ndërmarra nga organet e tjera, e udhëheq procedurën pa dhënë informata për rrjedhën e saj që të mos dëmtohet fshehtësia e cila është e paraparë me ligj.

Duke vepruar pas ankesës penale të sjellë nga institucioni kompetent, Prokuroria Themelore Publike- Shkup vitin e kaluar ka hapur rast kundër një personi- organizator i fushatës zgjedhore dhe persona të tjerë, si dhe kundër një personi zyrtar për vepër penale- Keqpërdorimi i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore prej Nenit 165 të Ligjit për zgjedhje. Veprat për të cilat është hapur procedurë kanë të bëjnë me mospërdorim të mjeteve të palejuara për fushatë zgjedhore dhe dhënie të të dhënave të pavërteta në raportet financiare”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Mediat këto ditë kanë publikuar lajme në të cilat bëhet e ditur se Zvrlevski ka filluar ti thërrasë donatorët e LSDM-së në bisedime. Kjo vjen pasi Prokuroria Publike Speciale ka hapur hetim për financim të VMRO-DPMNE-së nga ku thërret qindra donatorë të partisë në bisedime. Donatorët e bojkotojnë hetimin e PSP-së, kurse javën e kaluar edhe kanë protestuar për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button