Përse shqiptarët duhet të votojnë Iljaz Halimi më 13 Prill?

Më 13 Prill në Maqedoni do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar shteti. Në këto zgjedhje rikandidon për herë të dytë kryetari aktual Georgio Ivanov i propozuan nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski i LSDM-së, Iljaz Halimi i PDSH-së dhe Zoran Popovski i GROM. Pra, siç shihet shqiptarët këtë herë në dallim nga zgjedhjet e kaluara ku garonin me 3 kandidat për president kanë vetëm një kandidat. Parti BDI e cila është pjesë e qeverisë që nga viti 2008 bashkë më VMRO-DPMNE nuk nxori kandidat të saj, por i mbeti besnik propozimit për kandidat konsensual (bashkëpëlqim, marrëveshje). Propozimi i BDI për një kryetar shteti konsensual nuk është i sinqertë dhe real sepse kjo parti këtë lloj presidenti nuk ua propozojë edhe dy partive të tjera të mëdha LSDM dhe PDSH, por ia propozojë vetëm partisë që bashkë-qeverisin VMRO-DPMNE. Partia maqedonase më e madhe VMRO-DPMNE e refuzoj propozimin e BDI dhe si pasojë partia shqiptare kërkoj zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 27 Prill. Gjatë fushatës BDI reklamon mos daljen e shqiptarëve në votime, por kjo lloj propagande bie ndesh me rekomandimet e ambasadave të huaja në Shkup si të BE dhe SHBA, por edhe me vetë BDI, sepse ishte kjo parti që në vitin 2009 në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti mbështeti fuqishëm presidentin aktual Georgio Ivanovin i cili e fitojë mandatin e parë me votat e BDI dhe me të drejtë mund të quhet president konsensual (bashkëpëlqim, marrëveshje) midis VMRO-DPMNE dhe BDI.

Partia shqiptare PDSH e cila është në opozitë ka nxjerr kandidatin e saj prof.Iljaz Halimin dhe pretendon se nëse fiton vota të kënaqshme do të mundi ta kushtëzojë VMRO-DPMNE për krijimin e qeverisë së re e cila do të dali nga zgjedhjet parakohshme që do të mbahen bashkë në raundin e dytë për presidentin. Realisht PDSH ka të drejtë me pjesëmarrjen e saj në zgjedhje për presidentin sepse kandidati i vetëm shqiptar ka shanse të vërtetojë peshën e votës shqiptare, por edhe të mësohet për afërsisht se sa shqiptar jetojnë në Maqedoni pasi dështojë në vitin 2011 regjistrimi i popullsisë. Kjo mund të realizohet me një matematikë nëse të gjithë shqiptarët dalin për të votuar Iljaz Halimin dhe ai merr rreth 300 mijë vota. Por parashikimi im është se ai nuk do të mundi të marrë më shumë se 80 mijë vota, për faktin se BDI po bënë një propagandë të ashpër mediatike, shtëpi për shtëpi duke e keqinformuar votuesin shqiptar për dalje në zgjedhjet presidenciale më 13 Prill. BDI me anë të frikësimeve për pushim nga puna, riaktivizimit e çështjeve gjyqësore, duke akuzuar çdo shqiptar që del në votime si tradhtar i kombit ka bërë që votuesi të trembet dhe të struket. Pra, ai që del dhe voton më 13 Prill për Iljaz Halimin, BDI do e shpalli Tradhtar i Kombit, kjo është primitivitet për vitet që jetojmë. Kjo lloj propagande e tipit marksist-leninistë, metodë e vjetër e enveristëve shqiptar të ish-Jugosllavisë, ka bërë që diplomatët e huaj të zhgënjehen nga drejtuesit e lartë të BDI duke ngritur shumë pik-pyetje për të ardhmen e kësaj partie si partnere e besueshme e projekteve për anëtarësimin në BE dhe NATO.

Por a duhet shqiptarët të votojnë më 13 Prill për Iljaz Halimin? Mendoj se të gjithë shqiptarët duhet të dalin më 13 Prill për të votuar z.Iljaz Halimin sepse burrat e mëdhenj të kombit shqiptar kanë thënë: “Më mirë mbret i shqiptarëve një hajdut dhe rrugaç, por me gjak shqiptari se sa një Zotëri i huaj”. Kjo thënie  e urtë u tha atëherë kur u zgjodh mbret i shqiptarëve Ahmet Zogu.
Kandidati tjetër Stevo Pendarovski i LSDM-së është person i cili por zhvillon një fushatë jo për votën partiake, por për votën qytetare dhe pretendon se do jetë një kryetar shteti i cili do të jetë në shërbim të të gjithë etnive. Ai, gjatë fushatës së tij ka mbajtur fjalime edhe në gjuhën shqipe, gjë që kundërshtari i tij Ivanov nuk e ka bërë. Pendarovski ka pak shanse në raundin e dytë të përkrahet nga votuesit shqiptar të BDI, por nëse ndodh kjo, atëherë ai mund të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë. Por, unë nuk besoj se BDI do të rrezikoj mos pjesëmarrjes e saj në qeverinë e pas 27 Prillit duke përkrahur hapur kandidatin e LSDM, pra shanset që BDI tu bëj thirrje votuesve të saj për të votuar Stevo Pendarovski janë të pakta.

Kandidati Zoran Popovski i GROM, është një kandidaturë modeste i cili më shumë ka dalë për të matur se sa votues ka ky grupacion politik dhe për të bërë një marrveshje për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve për kuvendin e Maqedonisë që do të mbahen bashkë me atë për presidentin më 27 Prill. Në përfundim dua të them se kryetari i Republikës së Maqedonisë nuk do të mund të zgjidhet pa votat e shqiptarëve dhe mendoj se pas 27 Prillit Georgio Ivanov do jetë përsëri presidenti i shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button