Zaev ka ftuar në një duel televiziv kryeministrin Gruevski

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev ka ftuar në një duel televiziv kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lideri opozitar ka reaguar pas spekulimeve se nuk ishte i gatshëm që të përballet me Gruevskin.

“Po flitet se Gruevski ka thënë se Zaev ka ikur nga dueli me atë. Unë do të jem kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë, kurse të gjithë e dinë se Gruevski ka ikur në listën zgjedhore për shkak të imunitetit.  Te shohim se kush ka ikur”, ka deklaruar Zaev, në mledhjen qytetare në sheshin “Pella”.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev ftoi kryeministrin Nikolla Gruevski në ballafaqim të drejtpërdrejtë para qytetarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button