Georgievski: Ivanov ka propaganduar se UÇK nuk është organizatë terroriste

Lideri i VMRO-Popullore, Lupço Georgievski, në Konventën e djeshme në Ohër theksoise kur ai është angazhuar për Maqedoni të pavarur, kandidati aktual për mandat të dytë nga VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov, ka qenë ulur në institucionet komuniste në Beograd dhe ka ëndërruar për shpëtim të Jugosllavisë, transmeton portali Ohrid1. 

Georgievski shtoi se Ivanov në vitin 2001 ka qenë në pres qendrën e LSDM-së dhe ka thënë se derisa të tjerët janë përgjakur në beteja gjatë konfliktit, ”Ivanov ka propaganduar se UÇK nuk është organizatë terroriste”. 

VMRO-PP në konventën në Ohër, mes tjerash prezantoi kandidatët për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button