Mitrovicë, digjet makina e Spiriç, dyshohen motive politike

Automjeti Volkswagen Polo, pronë e Aleksandar Spiriç, ish kryetar i përkohshëm i veriut të Mitrovicës, është djegur mbrëmjen e së dielës, ndërsa nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate në rrugën ?Drvarska? në veri të Mitrovicës. Motivet e këtij incidenti nuk dihen, por dyshohet që sulmi të ketë prapavijë politike.

Spiriç ka qenë anëtar i G-17, ndërsa para dy javësh ka kaluar në Partinë Progresive serbe (SNS).

Lajme të ngjashme

Back to top button