Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me më shumë periudha dielli, sidmos në orët e pasdites.

Nga dita e martë vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot kryesisht me diell me rritje të temperaturave ditore. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell në orët e pasdites.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë. Për shkak të zvogëlimit të vranësirave, temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë negative dhe në rënie.

Deri nga mesi i javës do të fryjë erë veriore përgjatë Vardarit, e cila të mërkurën kohë pas kohe do të përforcohet. Të premten dhe të shtunën temperatura ditore do të lëvizë prej 10 deri 15 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button