Akreditohen 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj

Për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, deri tani janë akredituar 8.325 vëzhgues nga vendi dhe 326 vëzhgues të huaj si dhe 222 përkthyes. 

Të dhënat nga ana e KSHZ-së thonë se Organizata “Most” deri tani ka akredituar 1.790 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humanitare SINERGIJA 4.970, Shoqata e qytetarëve për demokratizim dhe ngritje të vetëdijes kolektive “Lëvizja VEPRO” 1.500, Civil me 50 vëzhgues, Shoqata e qytetarëve – Qendra për zhvillim të mediumeve – Shkup me nëntë vëzhgues dhe Qendra Maqedonase për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues. 

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 41 vëzhgues, OSBE 91 vëzhgues, Parlamenti i Këshillit Evropian 21, BE- 27 vëzhgues, ambasada e SHBA-ve 27 vëzhgues, e Suedisë 13, Italisë 12, Turqisë 11, Francës tetë, Bullgarisë dhe Holandës me nga gjashtë, Kosovës pesë vëzhgues, Sllovenisë katër, pastaj ajo e Polonisë, Greqisë, Austrisë dhe Spanjës me nga tre, Kroacisë, Kinës dhe Sllovakisë me nga dy vëzhgues, pastaj ambasadat e Gjermanisë, Katarit, Malit të Zi dhe Serbisë me nga një vëzhgues dhe organizata Daneze SILBA dhe Asociacioni për përparim edukim dhe lobim NEL me 31 vëzhgues.

Lajme të ngjashme

Back to top button