Manjani: Koalicioni me hashashin është mbyllur

Ish – ­ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani vazhdon të jetë aktiv me postime kundër qeverisë, edhe pas shkarkimit.

Ai thotë sot në një postim në “Twitter” se këtë vit nuk është kapur asnjë farë hashashi.

Kjo sipas tij do të thotë se mbjelljet dhe korrjet do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit zgjedhor, transmeton Klan Kosova.

Ai shkruan gjithashtu se koalicioni me hashashin është i mbyllur, duke lënë të kuptohet se qeveria ka bërë aleancë me trafikantët.

“Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button