Peticion kundër “Rrotës panoramike” qytetarët kërkojnë të ndërpriten punimet

Peticioni me 7882 nënshkrime, me të cilin kundërshtohet ndërtimi i “Rrotës panoramike” në lumin Vardar, u dorëzua në Qytetin e Shkupit. Siç dihet, ndërtimi i këtij objekti që është pjesë e projektit “Shkupi 2014” ka filluar qëmoti, por ka qytetarë që e kundërshtojnë me arsyetimin se ky projekt është i pakuptimtë në aspektin financiar dhe i rrezikshëm për qytetin.

Peticioni është elektronik, ndërsa në të mund të nënshkruhen qytetarë nga e gjithë Maqedonia, transmeton Tv 21.

Aneta Georgievska-Shajn e cila për momentin jeton dhe punon në Uashington, thotë se numri i nënshkrimeve vazhdon të rritet sepse peticioni akoma nuk është mbyllur formalisht.

Emrat e qytetarëve nënshkrues të peticionit janë të mbrojtur. Janë shpallur vetëm vendi dhe koha kur është nënshkruar peticioni. Përndryshe, ndërtimi i “Rrotës panoramike” sipas paralajmërimeve do të kushtojë 18.2 milionë euro, ndërsa realizator i punëve ndërtimore është kompania “Beton”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button