Rusia ndalon importimin e qumshtit nga Ukraina

Agjencia për mbrojtjen e konsumatorit në Rusi, thotë se i ka pezulluar importet nga gjashtë prodhuesit e qumshtit në Ukrainë.

Pas kryerjes së testeve lboratorike, Agjencia ruse, përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se kishte gjetur që proodhuesit kishin shkelur rregullat e prodhimit.

Për këtë qëllim, sipas tyre është pezulluar importimi i qumshtit nga Ukraina në Rusi.

Kjo masë është edhe një shenjë e përkeqësimit të raporteve mes Ukrainës dhe Rusisë, pas aneksimit të gadishullit Krimeja

Lajme të ngjashme

Back to top button