Shkupi u kthehet stërvitjeve në Çair

Skuadra  e FC Shkupi sot ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit pranveror kur do të ketë mysafire e skuadrës së Vardarit.

Futbollistët pas kthimit nga Ohri ku qëndruan për 12-të ditë dhe zhvilluan fazën përgatitore, sot u janë kthyer stërvitjeve të rregullta për të kompletuar përgatitjet për duelin e parë sezonal.

Në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu kishte vendosur që edhe sot të ketë dy seanca stërvitore.

Futbollistët e FC Shkupi në stërvitje
Futbollistët e FC Shkupi në stërvitje

Të gjithë futbollistët kanë treguar disiplinën edhe në stërvitjen e parë në shtëpinë e tyre, në përjashtim të Besar Isenit, i cili është ankuar në lëndim dhe po vazhdon konsultimin me stafin mjekësor.

Skuadra do të vazhdojë me stërvitje të rregullta gjatë gjithë javës, që skuadra të jetë e gatshme që në ndeshjen e parë kundër Vardarit të jetë në formën më të mirë të mundshme.

Të përkujtojmë se ndeshja e parë e sezonit pranveror do të luhet me 19 shkurt, me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Telekom Arena”, por shkaku i dënimit të skuadrës së Vardarit, dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura për publikun.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button