Qeveria ua zgjat jetën edhe për gjashtë muaj Jugohromit dhe Makstilit

Qeveria nuk ka pranuar kërkesën e Makstilit dhe Jugohromit, për prolongimin e afatit për përmbushjen e standardeve ekologjike, për të marrë lejen e integruar ekologjike A. Qeveria i ka urdhëruar inspektoratit shtetërorë që tu shqiptojë dënime të larta dhe deri më 31 tetor të kompletojnë të gjitha proceset e nevojshme teknologjike.

Sic njofton zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, me këtë përmbyllet procesi për marrjen e lejes ekologjike të integruar A.

Makstil dhe Jugohrom kanë kërkuar, prolongimin për disa vite të aftit për për përmbushjen e standardeve ekologjike
.
Gjeorgjiev, theksoi se Qeveria nuk ka pranuar kërkesën e këtyre dy fabrikave, për prolongimin e afatit edhe për disa vite, por shtyrjen e këtij afati jo më shumë se 6 muaji.

Gjorgjiev, njofton kushtet për marrjen e lejes ekologjike, I kanë plotësuar fabrika “Feni”, Ngrohtorja e cila është gazifikuar, Sasa, Tehnogas, Ading, Allkalloid, fabrika e cimentos, OKTA, dhe dhjetë kompani tjera, me çka përmbyllet procesi.

Lajme të ngjashme

Back to top button