BDI premtoi basen olimpik në Tetovë, premtimi mbeti në letër

Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2011, si dhe në platformën politike partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim premtoi se në Tetovë qytetarët do të mund të freskohen në një basen olimpik.

Më pas, nuk dëgjuam e as pamë që një gjë e tillë të ndodh ndërsa banorët e Tetovës për Portalb shprehen të dëshpëruar pse aq shumë fjalë fliten vetëm për tu fituar votat ndërsa më pas harrohen premtimet.

Aktualisht në qytet ka katër pishina private, por studentët e Kulturës fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës duhet të udhëtojnë deri në Shkup për ti realizuar orët e tyre të notimit.

Këtë për Portalb e konfirmon zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani.

“Për nevojat e lëndës, studentët e edukatës fizike në universitetin tonë, e përdorin basenin olimpik të Shkupit i cili është afër sallës Boris Trajkovski” thotë Sulejmani.

“Neve na duhen gjëra elementare ndërsa kështu premtime thuajse të pamundura, janë të shumta” thotë Gazmendi për Portalb.

“Unë nuk shkoj në pishina, mendoj se ka plot por janë jo-profesionale dhe private” thotë Nebiu.
“Premtimet e dhëna nuk i mbajnë, e bëjnë vetëm për fushatë zgjedhore” thotë Sadriu.

I lusim partitë tona shqiptare, mos të bëjnë premtime që nuk mund ti realizojnë, porosisin banorët e Tetovës.

Ndryshe, Qyteti i Tetovës ka mungesë uji me vite të tëra ndërkaq BDI në programin e tyre kanë premtuar se do ta zgjidhin problemin me ujësjellësin e këtij qyteti, por për këtë do të shkruajmë në shkrimin e ardhshëm. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button