Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e kanë rrugën më të vështirë drejt BE-së

“Problemet lidhur me administratën e Gruevskit, presionet që bëhen mbi votuesit në zgjedhje, burgosja e kundërshtarëve, kritika kundër OJQ-vë, situata në të cilën BDI nuk dëshiron të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në dhe kërkesat e shqiptarëve për zyrtarizim të gjuhës shqipe në Maqedoni së bashku me veton e Greqisë për emrin – japin një pasqyrë të qartë se gjendje është pa shumë shpresa”, deklaroi profesori dhe njohësi i mirë i Ballkanit, John Lampe.

Ai gjithashtu theksoi se afrimi në mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, përbën një hap tepër të guximshëm për çka Lampe foli në aspektin pozitiv, kurse Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë, profesori dhe njohësi i mirë i rrethanave të Ballkanit, i vendos në një grup ku kanë shumë probleme dhe një rrugë më të rëndë drejt Bashkimit Evropian.

Serbia do ta ketë shumë të rëndë njohjen e Kosovës, kurse Maqedonia njohjen e saj nga ana e Greqisë, që është një problem rrënjësor, tha mes të tjerave profesor John Lampe në qendrën Uilson në Uashington gjatë një debati me temë “Të rejat e Ballkanit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button