Janakievski, premton ndihmën e qeverisë për borxhet e ndërmarrjeve publike në Dibër

Ndërmarrje të shumta publike në nivel lokal të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë  kontributet, kanë pasur takim me Ministrin për transport dhe lidhje, Mile Janakievski. Gjatë këtij takimi ka pasur edhe premtime se kontributet e këtilla do të shlyen nga vetë shteti dhe Qeveria.

Mes ndërmarrjeve të tjera , problem kyç është edhe Ndërmarrja Komunale Publike “Standard” në Dibër në krye me drejtorin Mazllum Lleshi i cili ka shpresa se më në fund të tejkalohet sado pak problemi i kontributeve që zhargitet me vite të tëra.

Kjo ndërmarrje publike e cila menaxhon me furnizimin me ujë dhe mirëmbajtjen e higjienës publike ka probleme të mëdha financiare si me pagat mujore ashtu edhe me pagesën e kontributeve. Ky problem është shumë i madh për këtë ndërmarrje e cila si bartës apo themelues ka pushtetin vendor të Dibrës.

Drejtori i NKP “Standard” në Dibër , Mazllum Lleshi thekson :” Premtimet që vijnë nga Qeveria ka shanse të tejkalojnë krizën që posedon kjo ndërmarrje dhe vlera e kontributeve në periudhë prej nëntë viteve arrin deri në 37 milion denarë. Ne shpresojmë se nëse kemi mjete nga ana e Qeverisë do të ishte mundësia më e mirë për pagesën e kontributeve. Deri më tani pushteti vendor i Dibrës në krye me Ruzhdi Lata  dhe Këshilli komunal ka tentuar të tejkalojnë këtë  situate alarmante të punonjësve të kësaj ndërmarrje, por borxhi është tejet i madh dhe ne e kemi parasysh faktin se edhe komuna ka problemet e veta”, tha Lleshi.

Problem tjetër aktual në këtë ndërmarrje janë edhe qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët me vite të tëra nuk paguajnë faturat e ujit të pijshëm. “Kemi bërë shumë kontrolle nëpër shtëpi për të tejkaluar këtë problem ndaj dhe krijuam një grup njerëzish që borxhlinjtë të paguajnë faturat që kanë ndaj Standardit . Borxhi i përgjithshëm sillet deri në një milion euro, tha Lleshi.

Dibra ka çmim më të ulët sa i takon ujit të pijshëm në krahasim me vendet e tjera , ndaj ne si drejtori dhe të gjithë punonjësit nuk kemi ndërmend të falim borxhet , nënvizoi Lleshi. Sipas tij nëse kjo ndërmarrje ka përkrahje nga ana e Qeverisë për pagesën e kontributet e shëndetësisë dhe pensioneve si  dhe nëse grumbullohet borxhi nga ana e qytetarëve , atëherë kjo ndërmarrje do të stabilizohet dhe do vjen në binarë si para një dekade, vlerësoi Lleshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button