Wenger: Nuk jam gati akoma të largohem nga Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger (67), ka thënë se nuk është ende gati që të largohet nga stoli i “topxhinjëve” në të cilën ndodhet tashmë 21 vite.

Pas deklaratës së ish-lojtarit të Arsenalit Ian Wright të premten se Wenger duket i lodhur dhe ndien se ai do të shkojë deri në fund të sezonit, francezi tha se ai nuk është ende gati për t’u larguar.

“Ishim në darkë, por nuk ishim vetëm ne të dy. Vlerësoj atë që ai dëshiron që unë të pushoj, por nuk jam i gatshëm. Ndoshta dukem i lodhur pasi që zgjohem herët”, deklaroi Wenger pas fitores së djeshme të skuadrës së tij kundër Hull me 2:0.

Ai tha se aktualisht është fokusuar në fitoret e ndeshjeve që janë përpara, sepse ndaj tjerave “nuk mund të ndikojnë”.

“Kam respekt të madh për këtë shtet dhe klubin dhe unë u jam mirënjohës, pasi që kam punuar këtu për 20 vite. Puna ime është që këta njerëz ti bëjë të lumtur dhe kur nuk ia arrij kësaj, ndihem fajtor”, ka thënë Wenger.

Wright, i cili ka luajtur nën udhëheqjen e Wenger-it nga viti 1996 deri në vitin 1998, përsëriti në emisionin e BBC-së “Match of the Day” të shtunën se besonte se Wenger së shpejti do të largohet.
“Unë ende besoj se ai duhet të marrë vendimin e madh dhe besoj se kjo mund të jetë sezoni i tij i fundit”, ka thënë 53-vjeçari Wright.
Wenger, është trajner i Arsenalit që prej shtatorit të vitit 1996 dhe ka stazhin më të gjatë nga të gjithë trajnerët tjerë në Premier Ligë. Me ‘topxhinjtë’ ka fituar tre tituj të kampionit të Anglisë (e fundit në vitin 2004) dhe gjashtë FA Kupa, kurse në vitin 2006 luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Barcelona (2:1).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button