Izraeli miraton planin për ndërtim të sinagoges afër xhamisë Al-Aksa

Autoritetet izraelite kanë miratuar një plan për ndërtimin e një sinagoge hebraike afër kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Al Quds(Jerusalemin Lindor të pushtuar), ka bërë të ditur të hënën Fondacioni i Al- Aksa për Ndihmë dhe Trashëgimi.

“Sinagoga e planifikuar do të ndërtohet 200 metra në perëndim të xhamisë Al-Aksa”, ka thënë në një deklaratë fondacioni, i cili është i përkushtuar për ruajtjen e xhamisë nga shkeljet e Izraelit.

Sipas fondacionit, ekstremistët hebrenj përdorin sinagogat si vende nga të cilat sulmojnë kampleksin Al-Aksa.

Izraeli pushtoi Al-Kudsin gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Më vonë, në vitin 1980 aneksoi qytetin, duke e deklaruar atë si kryeqytet të shtetit të vetë-shpallur hebre. Palestinezët, nga ana e tyre, duan që Al-Kudsi të jetë kryeqytet i shtetit palestinez./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button