Imami i Podujevës grumbullon 6 ton ndihma për Sirinë (Video)

Pas shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”, një shoqatë prej ku kanë dalë muxhahedin të shquar, si Lavdrim Muhaxheri, edhe në qytetin e Podujevës po grumbullohen ndihma humanitare për Sirinë.

Dje shoqata me emrin “ Mulla Jakup Asipi” ka bërë një aksion për grumbullimin e ndihmave për refugjatët e Sirisë të cilin e ka ndihmuar imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë , Imri Llugaliu.

“Mbi 6 tonë ndihma me veshmbathje u nisen për refugjatet sirian që janë mbledhur me iniciativën e hoxhës tonë të nderuar Imri Llugaliu dhe me xhematin e xhamisë,Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit e këtij aktiviteti”, thuhej në njoftimin e publikuar në faqen e Xhamisë së Vjetër në Podujevë.

Lajme të ngjashme

Back to top button