Ofertë e re nga Albafone (VIDEO)

Albafone këtë herë vërtet ka thyer barrierat e ofertave në tregun e telekomunikimit. Pakoja është quajtur bombastike sepse me vetëm 73 denarë në javë dhe pa asnjë shpenzim tjetër shtesë mund të flasësh me të gjithë operatorët T-Mobile, Albafone, ONE, Vip dhe rrjetet fikse. Është vërtetë një ofertë e cila nuk realizuar nga asnjë operator deri më tani. Nuk ka asnjë limit, asnjë kufizim, mund të flasësh sa të duash!

I pari që nisi maratonën e telefonatave është Besi, djali i cili u bë hit duke folur 6 ditë, 23 orë dhe 55 minuta. Kështu, fushata “lajme të jashtëzakonshme” po ngërthen çdo ditë e më shumë alba-folës të cilët po thyejnë rekordet e telefonatave.

Çmimet në tregun e Maqedonisë vazhdojnë të jenë të lëkundura por Albafone, ka shkaktuar dridhje të madhe të tregut dhe ka shokuar të gjithë. Reagimet që njerëzit treguan kur fushata filloi ishte habia dhe dyshimi! Gjithçka është e vërtetë, vërtet një javë me 0 den. për gjatë gjithë javës, pa limit. 

Pakoja bombastike me thirrje pa kufi drejt të gjithë rrjeteve mund të aktivizohet shumë thjeshtë, duke thirrur kodin: *203# ose duke telefonuar numrin 173, Kujdesi për klientë të Albafone. 

Lajme të ngjashme

Back to top button