Bojkoti ndihmon kandidatët Maqedonas

Shkruan: Blerim Husejni

Kohëve të fundit nëpemjet thirrjes për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale që po bën BDI dhe satelitët e saj edhe pse kemi një kandidat shqiptarë në garë ka vetëm efektin e krijimit të hutis në mesin e votuesve shqiptarë  që në mënyrë të drejtë për së drejti shkon në favor të kandidatëve maqedonas për president dhe partive të tyre dhe nga ana tjetër defaktorizon votën shqiptare para opinionit ndërkombëtar.

Do të ishte e mirëkuptueshme deri diku  thirrja për bojkot  në raundin e dytë nëse  kalojn dy kandidatët maqedonas ,mirpo edhe kjo duket qartë se është vetëm një lojë politke që bën BDI në favor të arritjes së cenzusit përderisa vet propozoj që pikërishtë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare .
Në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në rajon ndodhen ndryshime rrënjësore dhe i vetmi vend që ka rradhen e testimit se a do të vazhdohet ky trend i ndryshimit apo akoma do të vazhdohet edhe më tej me politikën e deritanishme mbetet Maqedonia.

Në mënyrë të veqant ndryshimi është i domosdoshëm tek shqiptarët e Maqedonisë ,sëpaku për të mbajtur gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.
Me cilindo shqiptarë që të jepet rasti të bashkëbisedosh do të ndëgjosh ankesa ,paknaqësi  të madhe ,pesimizëm dhe pafuqi të subjektit politik shqiptarë pjesmarës në qeveri për të ndryshuar gjendjen përderisa edhe vetë fushatën sërisht e fillojn me premtime të njeta tash e nje dekad  dhe asesi të prezentojn vepra konkrete që kan realizaur ashtu siq bën partneri i tyre qeveritar VMRO.
Tani më  BDI  nuk përmend ligjin për ish ushtarët e UCK,nuk përmend zyrtarizimin e tërësishëm të gjuhës shqipe,nuk përmend punësimin proporconal të shqiptarëve në administratën e shtetit sepse edhe ata janë më të vetëdishëm se e kan tepruar me këto premtime të parealizaura tash e 12 vite.

Politikanët që erdhën në skenën poltike  pas vitit 2002   u premtuan  shqiptareve fillimisht „clirim „ e më pas barazi ndërkaq i  kan sjell shqiptarët në  varfëri të skajshme me nje dallim ekstrem ne mes dy popujve që e përbëjn Maqedonin .

Ne cdo qytet dhe vendbanim ku dominojn maqedonasit  qeveria me investime publike ku përfshihen edhe parat e taksapaguesve shqiptarë ka siguruar gjtihcka që nevojitet për funksionimin normal të këtyre  vendbanimeve si ta zëm investime në infrastruktueren rrugore,ujin e pijshëm ,kanalizimet, ,investime në shkolla dhe sistemin arsimor,investime ne spitale ,investime ne kulturë siq janë teatrot,kinemat ,bibliotekat,botimet shkencore ,subvencionim te studentëve maqedonas,tërheqje të investimeve të huaja në këto vendbanime me cka ka rritur numrin e të punësuarve ,parqe nacionale ,qendra sportive ,stadiume  e salla sportive ,subvencionime në buqësi ,shëndetësi etj.,
Nga ana tjetër në vendbanimet shqiptarët qe nga 2002 kemi përkeqësim të situatës në cdo lëmi .

Shqiptarët janë në kushte të varfëris së skajshme -mungesë të bukës që në këto përmasa asnjeher nuk mbahet mend të ket qen,por fatkeqësisht pushtetarët e koruptuar këtë nuk e ndjejn në lëkurën e vet dhe flasin sikur të jetojn në planet tjetër.
Në shek .21 shqiptaret përballen me mungesa elementare ,në cdo  qytet   ku dominojn shqiptaret ka mungesë të ujit të pijshëm ,është i parregulluar sistemi i  rrjetit të ujrave të zeza ,kemi infrastruktur të shkatruar rrugore ,kemi mungese të shkollave,kemi sistem të shkatruar arsimor,kemi mungesë të kushteve elementare në shëndetsi ,mungese të parqeve të gjelbërta ,mungesë të qendrave sportive,kemi humbje te shpreses për prepspektivë  te rinia shqiptare e cila masovikisht largohet për në Europ  ,që absurditeti të jetë edhe më i madhë vendbanimet shqiptare kan edhe mungesë të cerdheve për fëmijt ose ato ekzistueset jan në gjendje të mjerueshme .
Le të dalin publikisht zyrtarët e BDI dhe të na japin informacin se në cilin qytet ku dominojn shqiptaret ështe ndertuar qoftë edhe një bibliotekë,një teatër ,nje stadium fudbolli,një kinema apo sa ështe subvencionuar sektori buqësor ,sa firma të huaja janë orijentuar nga ana e qeveris për investime në këto vendbanime ,sa shqiptarë janë punësuar dhe sa ështe rritur numri i të papunëve .

Ky ndryshim zhvillimor në mes vendbanimeve sipas përkatësis etnike morri hov pikërisht pas vitit 2002  dhe vazhdon deri më tani dhe ska se si përgjegjësia për këte të mos bjer mbi BDI e cila tash e 12 vite qeveris pothuajse tërësisht si me pushtetin qendror ashtu edhe me at lokal.
Cdonjëri fare leht e vëren ndryshimin sa për ilustrim krahasoni qytetin e Shkupi ,gjendjen e mjerueshme dhe infrastrukturën katastrofale andej anës së Ures së Gurit ku dominojn shqiptarët ku formohet përshtypja se jetohet në ndonjë kontinent tjetër si dhe anën tjeter ku domonojn maqedonasit nuk dallohet fare me vendet më të zhvilluara të Europës perendimore.
Prandaj nëse të gjithë sëbashku e konstatojm këtë realitet të hidhur kemi obligim moral,fetar dhe kombëtarë që me votën tonë tu themi NDAL kësaj politike diskriminuese sepse më shqiptaret janë mbështetur për muri dhe skan më nga ja mbajnë.

Prandaj të gjithë ata njerëz të sinqert,miqë ,dashamirës që ia duan të mirën sëpari vetes dhe familjes  e më pas edhe kombit duhet kësaj rradhe të jen të kujdesshëm ,të mos marrin vendime të ngutshme por pa inate dhe krenari tu besojn veprave dhe jo fjalëve bosh që tash e 12 vite po na i përsërit BDI .

Edhe  mediumet dhe analistat  të cilët deri dje jepnin reportazhe dhe komente për gjendjen e mjerueshme te shqiptarëve  dhe pafuqin e partnerit shqiptare për të parandaluar këtë  diskriminim nuk guxojn të shkelin mbi parimete e gazetaris objektive sepse tani më gjithë shikuesit vlersojn se p.sh. ALSAT-m demanton komentet e veta të deri djeshme si dhe është shëndruar sërisht një vegël e partis shqiptare në pushtet me cka krijon një mjegull te shikuesi shqiparë i cili edhe vetë për cdo ditë ballafaqohet me realitet tjetër në teren.

A thua vallë deri kur shqiptaret do të mbeten peng vetëm  në nivelin e premtimeve  dhe asesi të kërkojn llogari cka në fakt realizuan deri më tani me vepra konkrete.
Kemi obligim moral,fetar dhe kombëtar që kësaj rradhe tu themi jo më pushtetarëve të sotëm për  premtimet e tyre  të rrejshme ,nga ana tjetër kemi obligim  moral ,fetar dhe kombëtar që kësaj rradhe të sprovojm subjektin tjetër politik Pdsh ti japim shansin sëpaku një mandat qeverisje për të pritur ndryshimet pozitive që ky subjekt politik i premton në saj të marrveshjes së re për bashkëqeverisje me palën maqedonase  e bazuar ne katër pika kyqe .

Shenjat e ndryshimit janë me 13 prill kur shqiptarët duhet masovikisht të mbështesin kandidatin e vetëm për president profesor Iljaz Halimin .Nuk është faji i PDSH që ofertën për bashkrendim dhe bashkpunim subjekti tjeter BDI e refuzoj nëpërmjet zëdhënsit të saj Z. Bujar Osmanit i cili në mënyrë amatoreske  deklaroj se bashkpunimi i tillë qenka i dëmshëm për proceset që zhvillohen në nje shtet me sistem pluralist dhe demoktarik ,gjë që nuk është aspak e vërtet sepse pikërishtë unitetit  i një kombi të shtypur detyron palën tjetër të sillet si partner i barabartë dhe më pastaj vin në shprehje rregullat e sistemit pluralist dhe demoktarik.
A thua vallë pse kreu i BDI aq shum energji harxhoj  dhe aq shum insistoj  në  iden për president koncenzual detyrimisht  maqedonas ,nga ana tjetër me aq lehtësi refuzon kandidatin e vetëm shqiptarë në këto zgjedhje .Pse vallë nuk insistoj per qeveri koncenzuale aty ku udhehiqet realisht shteti dhe aty ku merren vendime dhe ligje .Pse vallë nuk harxhoj energji atëher kur zhvilloheshin aksione policore kundra shqiptarereve si Monstra ,apo kur rriheshin brutalisht nxensit shqiptare dhe në shume raste tjera por cuditërisht atëher kishte një heshtje totale nga kreu i BDI  dhe vetëm disa zëdhensa jo profesional jepni deklarata qe askund nuk kishin të bejn me situatën në fjalë.

Nuk arrij të kuptoj këtë apel banal për bojkot kandidatit shqiptarë,sepse personalisht pa marr parasysh bindjet e mia politike po të ishte në garë i vetëm kandidat shqiptarë për president i cili do të ishte kuadër i BDI  nuk do të ngurroja për asnjë castë të votoja bile do të angazhohesha që sa më shum shqiptarë ti orijentoj drejt kutive të votimit më 13 prill.
Aq shpejt harroj kreu i BDI-is  si dhe votuesit e saj se mu para një viti qe në raundin e parë shqiptarët masovikisht mbështetën kandidatin e BDI  për kryetar të qytetit të Kërcoves ,pa dallime partiake ,pa inate por me vendosmëri e fituan këtë betej sëbashku.
Akoma nuk arrij të gjej pergjigje : Pse vallë u pengon aq shum kandidati i vetëm shqiptarë në këto zgjedhje  profesor Iljaz Halimi ,kur shumë nga ata që thirren dhe janë më të zëshëm për bojkot me shumë lehësi ne zgjedhjet e kaluara  kan votuar kandidatët maqedonas si Brankon apo Ivanovin.

Votimi per kandidaturën e profesor Iljazit mund të cilsohet si veprim patriotik dhe kombetare ,e kundërta e saj dëshmi se si komb akoma nuk jemi ne gjendje të jemi faktorë i rendesishëm si në Maqedoni ashtu edhe para opinionit ndërkombëtarë.
Votimi i sërishëm për premtimet boshe te deritanishme ju mohon më të gjithë atyre votuesve te drejten e ankesës per gjendjen katastrofale  dhe mjerimin që sot gjenden shqiptarët.
Mos dalja për të votuar kandidatin shqiptar për president do të ngarkoj me peshë shumë të madhe ata shqiptarë për papërgjegjshmërin e treguar në momente vendimtare dhe është ndihmë direkte për kandidatët maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button