Ndahen edhe 1,1 milionë euro për Kryqin në Vodno të Shkupit

Për renovimin e Kryqit të mileniumit do të shpenzohen edhe 1,1 milion euro për shkëlqimin e saj, sipas marrëveshjes që Ndërmarrja e Qarkullimit Publik (NQP) e nënshkroi me firmën “Turboinzhinering”. 

Marrëveshja parasheh mbrojtje të Kryqit nga korrozioni, renovim të iluminimit, ujësjellësit, ndërrimin e ashensorit dhe ndërtim të një stacioni për pastrim të ujërave të zeza. 

Duke marrë parasysh problemet financiare me të cilat po ballafaqohet ndërmarrja, e cila shpesh merr subvencione nga Qyteti i Shkupit për shpenzimet, këtë shpenzim, siç shihet nuk do të jetë në llogarinë e ndërmarrjes. 

“Qeveria është sponsori më i madh për renovimin e Kryqit, dhe normalisht që qeveria do të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve”, ka thënë drejtori i NQP-së, Misho Nikollov. 

“Turboinzhinering” ka afat prej 9 muajve që të mbarojë me punët rreth rinovimit. Në ndërkohë, pritet që të hap Restorant në përdhesë, me të cilin do të udhëheq pronari i restorantit “Vodenica”, Stojan Fillipovski. Kjo firmë po ndërton njërën prej tre anijeve në Vardar, në anën e djathtë të rrjedhës së lumit, përkatësisht atë para QTQ. 

Restoranti në përdhesen e Kryqit, do të hapet përafërsisht për një muaj, konfirmon edhe drejtori i NQP, ndërsa firma që do të menaxhojë me lokalin, ka bërë marrëveshje më herët me Fondacionin “Kryqi i mileniumit” që ishte përgjegjëse për kryqin para që NQP të merr kompetencat verën e vitit të kaluar. 

NQP ka trashëguar marrëveshjen bashkë me kryqin, ndërsa në korniza të Restorantit, është paraparë të hapet edhe shitore për suvenire. Madje, në lindje të Kryqit para disa muajve filloi ndërtimi i kullës së telekomunikacioneve në të cilën investon Agjencioni për komunikime elektronike.

Lajme të ngjashme

Back to top button