Botërori mbetet ëndërr, Valdes do të pushoj 7 muaj

Skuadra e Barcelonës ka dhënë lajmin se është realizuar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gjurin e djathtë të portierit  Victor Valdes.

Portieri i blaugranave u operua në Augsburg nga mjeku gjerman Ulrich Boenisch, i njëjti që ka realizuar ndërhyrjet kirurgjikale tek dy madrilenët, Jese Rodriguez dhe Sami Khedira.

Barcelona konfirmoi se Valdes nuk do të jetë në gjendje të luajë për të paktën 7 muaj.

Tashmë Botërori mbetet veç një ëndërr në sirtar për gardianin e katalanasve, ndërsa ai e ka vendosur edhe më shumë në vështirësi Tata Martinon, i cili duhet t’i besojë tani aftësive të Jose Pintos në këtë fazë mjaft delikate të kampionatit.

Valdes u lëndua një javë më parë në ndeshjen që Barca fitoi 3-0 kundër Celta Vigos./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button