Nexhati Jakupi bën fushatë parazgjedhore në Manastir

Një nga risitë e këtyre zgjedhjeve parlamentare, është garimi i kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 4. Ky veprim politik i kësaj partie, nxjerr në pah ekzistencën e një komuniteti jo të vogël të shqiptarëve etnikë në pjesën e Maqedonisë juglindore, për të cilët opinioni ka qenë pak i njoftuar. 

Nexhati Jakupi, bartës i listës së kandidatëve për deputetë të BDI-së në njësinë zgjedhore numër katër, thotë se me këtë veprim synojnë që ta shtrijnë autoritetin në të gjitha skajet e vendit ku jeton qoftë edhe një shqiptar i vetëm.

 “Biseda që zhvilluam, takimet që patëm me banorët e këtyre vendbanimeve, sado pak që janë, mendoj se flasin shumë, flasin aq sa duhet, për arsyet pse BDI-ja del në zgjedhjet parlamentare, për të përfaqësuar këta njerëz me dinjitet, të cilët për fat të keq, me dekada të tëra kanë qenë harruar”, deklaroi Nexhati Jakupi, për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Back to top button