Aktivistët: 1 Maji nuk është për festë por për protestë

1 Maji nuk është për skarë, por për mbrojtjen e të drejtave të punëtorit, apelojnë aktivistët e organizatave sociale “Lenka “dhe “Solidariteti”, të cilët sot i paralajmëruan aktivitetet që do të organizohen dhe protestën në ditën e Një Majit.

Të dy organizatat folën për gjendjen me punëtorët në Maqedoni dhe rritjen e papunësisë që është në kundërshtim me numrin që e publikon Qeveria.

Sipas statistikave të qeverisë aktuale në vitin 2006 numri i të papunëve është ulur për një të tretën apo 100 mijë personave, thonë nga Solidariteti. Por paralelisht me këtë mungon edhe ndryshimi proporcional i ekonomisë. Ku është, pyesin aktivistët, bumi ekonomik që duhet ta ndjekë uljen drastike të papunësisë?

“Situata në Maqedoni bëhet alarmante dallimi mes klasave të varfra dhe të pasura bëhet shumë më e madhe. Ato aq shumë janë rritur sa që Maqedonia është shtet rekord në territorin e Evropës “, thonë nga Solidariteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button