Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme

Në Konkursin e shpallur për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme shtetërore në vitin shkollor 2014/2015, ka gjithsej 35.195 vende të lira.

“Krahas vendosjes së 13-të drejtimeve të reja në shkolla e mesme profesionale të ndryshme, janë hapur paralele tërësisht të reja për shkollën e sapoformuar mjekësore në
Gostivar dhe Ohër, ku gjimnazi ndahet në dy shkolla të posaçme në të cilat do të ketë arsim profesional dhe gjimnaz. Gjithashtu janë zgjeruar kuotat në një pjesë nga shkollat profesionale, posaçërisht në një pjesë të shkollave mjekësore dhe shkollat tjera profesionale. Risi e fundit është ajo që në shpallje këtë vit janë publikuar edhe aktiviteti i tyre do të zbatohen nëpër qytete të ndryshme në shtet” tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Sipas tij, vendet e lira në Konkursin e shpallur janë harmonizuar me nevojat e tregut të punës dhe për këtë kryesisht kanë qenë të përqendruar në shkollat e mesme  profesionale.

Në konkurs janë publikuar kushtet për regjistrimin e nxënësve, dokumentet e nevojshme për regjistrim dhe kriter për zgjedhje. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të jetë në dy afate regjistrimi, qershor dhe gusht, me dy paraqitje në qershor dhe një në gusht.

Paraqitja e parë dhe regjistrimin i nxënësve në afatin e qershor është më 23 dhe 24 qershor të vitit 2014, ndërsa rezultatet do të publikohen më 25 qershor. Paraqitja e dytë në qershor do të jetë më 30 dhe 1 korrik, ndërsa paraqitja dhe regjistrimi në afatin e gushtit do të kryhet më 21 gusht.

Lajme të ngjashme

Back to top button