41 aksidente brenda tre ditësh

Vikendin e kaluar në Shkup kanë ndodhur 41 aksidente trafiku prej të cilave dy me pasoja “lëndime të rënda trupore”. 11 kanë pasuar me lëndime të lehta, ndërsa 18 vetëm me dëme materiale. 

Të premten janë evidentuar 12 aksidente prej të cilave një person është lënduar rëndë. Të shtunën policia e trafikut ka bërë mbikëqyrje në gjithsej në 11 aksidente. Ndërsa dje ka pasur tetë aksidente prej të cilave katër me pasoja dëme materiale dhe katër persona kanë marrë lëndime të lehta. 

Gjithashtu janë sanksionuar 49 shoferë të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga trafiku, si dhe 43 shoferë që nuk kanë respektuar limitin e shpejtësisë së lëvizjes, 23 kanë qenë me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanime. 

Janë sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalim për këmbësor, si dhe 25 të cilët nuk kanë respektuar shenjat e sinjalizimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button