U hap muzeu i Muhamedit a.s. në Shkup (FOTO)

Forumi Rinor Islam bëri hapjen e muzeut të Muhamedit a.s. në Çifte Hamam në Shkup, muze ky i cili paraqitet për të parën herë në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Hapja e muzeut filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafizi i mirënjohur Xhemail Nuhiju.

“Është kënaqësi që Forumi Rinor Islam për herë të parë në Republikën e Maqedonisë po sjell një muze të tillë. Mundohemi që para opinionit tonë të shpalosim më afër jetën dhe veprën e më të dashurit tonë Muhamedit a.s., njeriut i cili me të vërtetë dha shumë për njerëzimin. Kjo formë në bashkëpunim me profesorin e nderuar Esmir Haliloviç shpresojmë të jetë pak më interesante, më e veçantë dhe qytetarët e Maqedonisë për këto katër ditë që do të zgjasë muzeu të shohin më afër jetën dhe veprën e njeriut më të dashur të njerëzimit”, u shpreh Fisnik Shabani, kryetar i Forumit Rinor Islami.

Fjalë rasti kishte edhe autori i kësaj vepre artistike, profesori Esmir Haliloviç i cili potencoi: “ Kemi nderin që na ftuat edhe në Maqedoni ta prezentojmë këtë vepër artistike, muze i cili është i vetmi në botë i llojit të tillë. Këtë muze e kanë vizituar diku 38,000 vizitorë. Gjatë prezentimit nga udhëheqësit profesionistë do të keni mundësi të njoftoheni më afër me segmente nga jeta dhe vepra e Muhamedit a.s. dhe qëllimi kryesor i këtij muzeu është njoftimi më afër dhe saktë për jetën dhe veprën e Muhamedit a.s. Falenderoj Forumin Rinor Islam dhe dua të potencoj që deri tani janë organizata më e organizuar prej të gjitha vendeve ku kemi paraqitur këtë vepër.”

Vijoi edhe këndimi i ilahive nga hafizi Xhemail Nuhiju dhe në fund kryetari i FRI – së, Fisnik Shabani në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje u dhuroi dhuratë modeste autorit Dr. Esmir Haliloviç dhe bashkëpunëtorëve të tij Afan Abazoviç, Armin Jashareviç, Nihad Tutiniç, dhe Eldar Tutuniç.

Ekspozita do të jetë e hapur edhe ditët në vijim edhe atë:

11.02.2017, e shtunë, prej 10:00 – 19:30

12.02.2017, e diel, prej 10:00 – 19:30

13.02.2017, e hënë, prej 10:00 – 17:00

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button